Inzagi drejt lamtumires

Një nga legjendat e fushës së blertë mund të largohet nga sporti që e ka dashur dhe vazhdon ta dashurojë. Ky është Filipo Inzagi, i dëmtuar edhe një herë tjetër, ndërsa në ndeshjen kundër Juventusit, tregoi se nuk është më ai futbollisti i dikurshëm nga i cili dridhej çdo mbrojtës në botë.
Për shkak të problemeve fizike që ka pasur, mund t’i japë lamtumirën futbollit dhe fati i keq nuk po i ndahet. Milani informon se në ndeshjen e Kupës kundër Juventusit, Filipe Inzagi ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë, Prognoza është 2-3 javë, nëse nuk ka komplikime. Inzagi duhet të qëndrojë edhe një muaj tjetër pushim, sipas deklaratës së dhënë nga Milani.
Parashikimi është që ai mund të kthehet në fund të prillit, ku do të kenë mbeten pak javë deri në mbyllje të kampionatit. Inzagi ka pasur një sezon mjaf të vështirë, është akivizuar vetëm në 6 ndeshje në kampionat, dhe ka marr në lojë rreth 40 minuta. Sulmuesi ka luajtur shumë pak në Serin A, i cili ka shënuar 155 gola në 369 ndeshje. Sipas mediave italiane lojtari mund të vendosë të lërë futbollin pas një karriere të gjatë dhe të bukur.