Barca Guardiola i kujdesshem

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola nuk e fshehu faktin që u lumturua pas barazimit të dytë radhazi të Realit të Madridit, që e ngushtoi në vetëm 6 pikë diferencën e katalanëve me kryesuesit e La Liga-s.
Megjithatë, drejtuesi i stolit “blaugrana” shfaqet i kujdesshëm, kur bëhet fjalë për shanset që Barça ka të përmbysë situatën dhe të fitojë titullin. Kjo pavarësisht faktit se skuadra ka regjistruar gjashtë fitore radhazi, ndërsa Lionel Mesi duket i papërmbajtshëm me 17 gola në shtatë ndeshjet e fundit.
“Natyrshëm që duke qenë ndjekës, neve na intereson më tepër një barazim i Realit sesa një fitore. Është normale që u gëzova kur lexova se ata barazuan. Megjithatë, 6 pikë diferencë janë shumë. Gjatë këtij sezoni Reali ka treguar që nuk bën shumë hapa fals dhe nuk mund të presim që ata të barazojnë në çdo ndeshje... Duhet të bëjmë detyrën tonë”, tha ai.
Përveç luftës në kampionat, te Barcelona duhet të mendojnë edhe për sfidën e 28 marsit me Milanin, në çerekfinalet e Champions League. Kjo do të jetë hera e tretë që spanjollët përballen me kuqezinjtë, ndërsa Guardiola do të konsultohet edhe me Luis Enriken për të përdorur taktika sa më efikase kundër “Djallit”.
“Milani është një skuadër e fort kur të sulmon dhe gjithashtu arrin të mbrohet shumë mirë. Janë një skuadër me shumë kualitet. Aty nuk luan vetëm Ibrahimoviç, pasi të gjithë janë kampionë me eksperiencë ndërkombëtare. Ata janë një kundërshtar shumë i vështirë dhe në gjendje që ti përmbysin ndeshjet”, nënvizoi trajneri.
Ndërkohë, nga Anglia vijnë lajmet se Roman Abramoviç është gati ti ofrojë kontratë 4-vjeçare, me rrogë të përgjithshme 45 milionë euro Guardiolës, që ta bindë të marrë drejtimin e Çelsit. Kjo është çmenduria e fundit e manjatit rus, që deri më tani me trajnerë di Murinjo, Skolari, Hidink, Ançeloti, Vilas-Boas e të tjerë ka shpenzuar rreth 170 milionë euro, duke llogaritur rrogat dhe prishjen e kontratave.