E Shtunë, 31 Tetor 2026

A eshte mundur Juventus

Është mundur apo jo Juventusi në këtë sezon? Kjo është çështja që po diskutohet fort në Itali dhe ku bardhezinjtë e kuqezinjtë e Milanit kanë qëndrime të ndryshme. Pas gjysmëfinales së dytë të Kupës së Italisë, mes dy skuadrave, në skenë del Adriano Galiani, administratori i deleguar milanist, që deklaron se tashmë Juventus është thyer.
“Ne fituam 90 minutat 2-1 dhe sipas rregullores vlerësohen 90 minutat e kohës së rregullt, - u shpreh ai, - shtesat vijnë për shkak të rregullores së kupës”. Pra, sipas Galianit, më në fund Juventus është mundur.
E menjëhershme përgjigja e drejtorit të përgjithshëm juventin, Bepe Marota, i cili u shpreh se si rezultat njihet rezultati final, pas kohës shtesë, pra 2-2 dhe kjo do të thotë se skuadra e Kontes nuk ka humbur.
“Edhe në rast të kohës shtesë, në përfundim arkivohet rezultati final, jo ai i 90 minutave dhe kështu e do edhe logjika”, - shprehet Marota. Juventusi nuk ka humbur asnjë ndeshje, në fakt, në kampionatin italian, ndonëse ka shumë barazime.
Pra, rivaliteti mes dy skuadrave dhe dy klubeve vazhdon edhe për çështje që nuk kanë të bëjnë direkt me fushën e lojës apo me protestat ndaj vendimeve të gjyqtarëve.
Gjithsesi, më shumë rëndësi ka fakti që Juventusi ka arritur në finalen e Kupës së Italisë dhe që Milani vazhdon të kryesojë Serinë A me 4 pikë më shumë sesa bardhezinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›