Formula 1 Hamilton fiton provat e lira ne Malajzi
Pasi shoku i tij i skuadrës fitoi garën e parë të sezonit në Australi, erdhi radha e kampionit të botës të vitit 2008. Ljuis Hamilton me Meklaren Mercedesin e tij fitoi provat e lira të zhvilluara në Sepang, një antipastë e Çmimit të Madh të Malajzisë në Formula 1.
Anglezi dha kohën 1’38”021 duke lënë prapa gjithë të tjerët madje me rreth gjysmë sekondi diferencë. Meklaren është në formë të shkëlqyer, ndërsa në Melburn zuri vendin e parë me anë të Xhenson Batonit dhe të tretin pikërisht me Hamiltonin.
Në Sepang, pas Ljuisit, u rendit Mikael Shumaker me Mercedes, ndërsa atë e ndoqën Sebastian Fetel me Red Bull dhe Xhenson Baton me Meklaren Mercedes.
Shtatë herë kampioni i botës, Shumaker, është i kënaqur me makinën e tij.
“Absolutisht kemi një makinë më të përmirësuar në krahasim me vitin e kaluar. Ende do të na duhet kohë për ta kuptuar makinën plotësisht dhe për të përfituar nga cilësitë e saj. Na duhet të mësojmë, por jam optimist se do të përmirësohemi në gara”.
Kampioni i botës, Fetel, gjithsesi u ankua në radio duke folur me skuadrën se makina nuk ishte aspak në gjendje të mirë, edhe pse ai doli i treti.
Sërish zhgënjim për Ferrarin, për të cilin Fernando Alonso arriti të zinte vetëm vendin e 7-të, ndërsa braziliani Felipe Masa ishte jashtë 10-es së parë.