E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari-Tirana Skenderbeu-Kastrioti ciftet gjysmefinaliste

Janë nxjerrë goglat nga vazoja dhe janë përcaktuar dy çiftet që do të përcaktojnë finalisten. Kupa e Shqipërisë zbuloi sot misterin e gjysmëfinaleve, ku Flamurtari u vendos përballë me Tiranën dhe Skënderbeu me Kastriotin.
Ky ishte verdikti i shortit të hedhur në mjediset e Federatës Shqiptare të Futbollit, me nisje në orën 11:00.
Ndeshjet gjysmëfinale do të luhen më 4 dhe 18 prill, pra me një diferencë dyjavëshe, ndërsa skuadra më me fat e shortit mund të konsiderohet ajo korçare, megjithë respektin për krutanët e trajnerit Ramadan Ndreu.
Shorti ishte i lirë dhe mund të kishim pasur çdo lloj përballjeje, ndërsa spikat dueli mes bardhebluve dhe kuqezinjve në të cilin tiranasit do të jenë pak më të favorizuar pasi takimi i kthimit do të luhet në “Qemal Stafa”.
Këto dy ekipe kanë luajtur një finale mes tyre më 2009, fituar 2-1 nga Flamurtari, ndërsa kanë luajtur edhe më 1983 e 1984, por edhe më 1996, të gjitha këto finale të fituar nga Tirana.
Dy prej skuadrave gjysmëfinaliste, praktikisht, po luftojnë në dy fronte, pasi Tirana dhe Skënderbeu janë edhe në krye të Superligës, garë në të cilën kryeqytetasit kryesojnë me një pikë më shumë sesa skuadra e Stanislav Levit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›