E Shtunë, 31 Tetor 2026

Leverkusen gati per Shalken

Shalke dhe Bajer Leverkusen po përgatiten për duelin në Bundesligën gjermane. Një duel që premton spektakël, edhe sepse në Gelsenkirshen luajnë skuadrat që renditen në vendin e katërt dhe të pestë në klasifikim.
Gjithsesi, sfida ndikohet nga fakti që diferenca ndërmjet dy ekipeve është 10 pikë. Fitorja duket më e rëndësishme për Shalken, që synon të rimarrë vendin e tretë dhe të qëndrojë pas Borusias dhe Bajernit, ndërsa Leverkuseni kërkon tri pikët për tu mbrojtur nga presioni i Verder Bremenit, Hanoverit dhe Shtutgartit.
Për këtë arsye, trajneri i miqve, Robin Dut nënvijëzon se pavarësisht faktit se kualifikimi në Champions League është një ëndërr e vështirë për t’u realizuar, lojtarët duhet të mbeten optimistë për pjesën e mbetur të ndeshjeve në Bundesligë.
“Situata në kampionat ka ndryshuar shumë në krahasim me disa javë më parë. Megjithatë, pavarësisht kësaj ne vazhdojmë të luajmë në të njëjtën mënyrë dhe nuk duhet ta ndryshojmë këtë. Skuadra nuk duhet të humbasë optimizmin. Nuk mund të heqim dorë vetëm pas një rezultati jo të kënaqshëm, por të qëndrojmë të përqendruar për të realizuar objektivat afatgjatë. Nuk duhet të dorëzohemi”, u shpre ai.
Ndërkohë, sfidat e rëndësishme në kampionatin gjerman vazhdojnë me duelin ndërmjet Bajernit të Mynihut dhe Hanoverit, me bavarezët që do të luftojnë deri në fund për “tripletën” Champions, titull dhe Kupë. Aktualisht Bajerni ka 5 pikë më pak se kryesuesit e Borusias së Dortmundit që do të luajë të dielën në fushën e Këlnit të Odise Roshit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›