E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE ndihmon Hungarinë me kredi prej 6,5 miliardë eurosh

Bruksel (start)-Ministrat evropianë të Financave miratuan sot një kredi prej 6,5 miliardë eurosh për Hungarinë për ta ndihmuar atë në përballimin e krizës. Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde, gjatë një konference për shtyp, pas takimit me homologët evropianë tha ministrat kishin shqyrtuar situatën në Hungari dhe kishin miratuar një plan financiar për ta ndihmuar atë.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), BE-ja dhe Banka Botërore njoftuan më 29 tetor se do të ndihmonin Hungarinë duke i akorduar një kredi me vlerë prej 20 miliardë eurosh.

Ndihma evropiane është e para e këtij lloji që nga ndihma e dhënë Italisë në fillim të viteve 90', pas një rënie të theksuar të vlerës së monedhës së saj.

Për të ndihmuar Budapestin, BE-ja mbështetet mbi një ligj që i lejon të akordojë deri në 12 miliardë euro kredi për vendet anëtare të zonës euro, të cilat përballen me vështirësi ose gjenden përpara vështirësive serioze në balancimin e pagave me lëvizjen e kapitaleve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›