Kolumbi, FARC shpreh vullnetin për dialog
Bogota (start)-Gueriljet e FARC-it deklaruan se ishin të gatshëm të zhvillonin dialog me një grup intelektualësh dhe personalitetesh të së majtës, megjithë arratisjen më datën 26 tetor të njërit prej pengjeve politike.
''Arratisja e Oscar Tulio Lizcano u krye me ndihmën e një dezertori, ndërkohë që kishte filluar një dialog me më shumë se 100 kolumbianë për një shkëmbim mes pengjeve të FARC-it dhe lirimin e të burgosurve''- bëri të ditur një komunikatë e FARC-it e cituar nga agjencia Anncol.
''Pavarësisht nga ky incident, dialogu do të zhvillohet, sepse e kuptojmë se zgjidhja politike për problemet e luftës dhe të paqes mbetet shqetësimi kryesor i kolumbianëve''- vijon më tej komunikata.