Irak, 18 të vdekur nga sulmet me bomba
Së paku 18 persona, nga të cilët 10 anëtarë të Forcës irakiane të Sigurisë, kanë vdekur nga sulmet me bomba në Irak. Incidenti më i përgjakshëm gjatë 24 orëve të fundit ndodhi pranë qytetit të Ramadit, në rrugën që lidh Irakun me Sirinë dhe Jordaninë.