France Telekom, shënohet vetvrasja e 24-t
Një burrë 51-vjeçar, punonjës i kompanisë France Telekom, ka vrarë veten duke u bërë kështu i 24-ti në listën e punonjësve që kanë vrarë veten në këtë kompani. Mësohet se ai kishte lënë një letër në të cilën thoshte se shkak për këtë akt ishte atmosfera në punë. Në fillim të këtij muaji, ministri i Punës në vend, urdhëroi krijimin e një bordi monitorues mbi kompaninë France Telekom.