E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini: Shqipëria përgjigje pozitive për statusin

Brenda Presidencës së Suedisë, Shqipëria duket se do të marr përgjigje në lidhje me kërkesën për anëtarësim në BE. Shpresat jepen si nga kryeministri i Suedisë vend i cili ka Presidencën e rradhës së BE ashtu edhe nga ministri i Jashtëm Italian Franko Fratini.
Kryeministri Suedez Frederik Rainfeld ka pranuar se brenda familjes europiane ka diskutime lidhur me zgjerimin. Rainfeld është optimist se gjatë këtij viti do t’i jepet përgjigje kërkesës së Shqipërisë dhe do të hapen negociatat për anëtarësimin e Kroacisë.
Ai shprehet se nuk ka pengesa që kjo të bëhet e mundur. Ndërkohë ministri i Jashtëm Italian Franko Fratini jep garanci se Italia do të vazhdojë të jetë një avokate e fortë për të mbështetur Shqipërinë në rrugën e integrimit europian, ndërsa shton se kërkesa e vendit tonë është e mundur që të shqyrtohet brenda një kohe të shkurtër.
Politikisht vendet anëtare të BE-së kanë dhënë miratimine tyre edhe për liberalizimin e vizave tha Fratini, por mbeten përgjigje për disa çështje teknike, për të cilat besoj se Shqipëria do t’i përgjigjet së shpejti dhe shpresoj të përkthehen në rezultate konkrete para fundit të vitit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›