E Shtunë, 31 Tetor 2026

Champions Leagues, rikthehen ndeshjet e dyta në grupe

Champions League rikthehet sot në mbrëmje në Tv Klan dhe Supersport më ndeshjet e dyta në grupe. Janë disa ndeshjet për t’u parë duke filluar që nga grupi E ku fiorentina do të përballet në fushën e saj me Liverpoolin. Në grupin F të dy takimet e sotme janë interesante. Barcelona pret ne Camp Nou Donamon e Kievit. Barca nuk do të ketë sulmuesin Tierry Henry, i cili ka pësuar një tërheqje muskulare në fundjavën e shkuar. Por traineri Pep Guardiola ka besim se pjesa tjetër e skuadrës do të jetë në formë dhe e gatshme për të dhënë spektaklin e zakonshëm.
Për Dinamon kthehet kundër Barcelonës Andriy Shevchenko, i cili para 9 vitesh më këtë skuadër i ka shënuar 3 gola Barcelonës. Traineri i Dinamos Valery Gazzaev pret që sulmuesi edhe këtë herë të tregojë vehten. Ndeshja tjetër e grupit është Rubini i Rusisë me Interin. Skuadra italiane jepet si favorite për këtë takim por nuk do ta ketë të lehtë pas ngarkesës psikologjike të marrë në humbjen me Sampdorian në kampionat. Gloasgou Rangers – Sevilla dhe Unirea Stuttgart janë ndeshjet e grupit G. Ndërsa në grupin e fundit për t’u ndjekur është Arsenal – Olympiacos. Do të jetë një ndeshje e vështirë ka thënë Arsenne Ëenger pasi skuadra greke ka 10 vjet që merr pjesë në fazën finale të Champions dhe kjo nuk mund të jetë rastësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›