Irak, 2011, bien shifrat e vrasjeve

Zyrtarë të lartë të Irakut kanë thënë se shifrat e të vrarëve nga dhuna në vitin 2011 kanë rënë dukshëm, në krahasim me vitet e kaluara.
Sipas shifrave të publikuara nga Ministria e Brendëshme, ajo e Shëndetësisë dhe nga Ministria e Mbrojtjes, vitin e kaluar janë vrarë rreth 2,700 persoan, si pasojë e dhunës në Irak, rreth 1000 më pak sesa në vitet 2009 dhe 2010.
Të dhënat tregojnë se rreth 1,600 civilë u vranë gjatë sulmeve në vitin 2011, bashke me rreth 600 policë dhe rreth 500 ushtarë.
Më herët kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki, u ka bërë thirrje të gjithë irakianëve që të bashkohen, duke thënë se vendi ka nevojë për stabilitet, nëse do që të rindërtohet dhe të mbetet i sigurt.
Ai i bëri këto komente gjatë një programi festiv në televizion, dy javë pasi trupat amerikane kanë përfunduar tërheqjen e tyre nga Iraku.
Ndër të tjera Al-Maliki ka paralajmëruar popullin e tij se nuk ka vend për “gëzim të tepruar”, duke thënë: “Periudha e ardhshme nuk është më pak e rëndësishme apo e rrezikshme se faza e mëparshme”.