Irak, 77 të dënuar me vdekje për terrorizëm
Autoritet irakiane kanë ekzekutuar brenda vitit 2009 shtatëdhjetë e shtatë persona të akuzuar për terrorizëm.
Ky fakt është konfirmuar sot përmes një deklarate shtypi nga vetë Gjykata e Lartë e Drejtësisë në ırak. "Shtatëdhjetë e shtatë dënime me vdekje janë ekzekutuar gjatë 2009 kundër civilëve të përfshirë në çështje të ndryshme", deklaroi kryetari i gjykatës Madhat al-Mahmoud.
Në një raport të publikuar në fund të vitit 2009, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ''Homme Amnesty International'' njoftonte se 120 të dënuar janë ekzekutuar përgjatë vitit. Organizata shtonte në raportin e saj se 900 të tjerë janë aktualisht të dënuar me vdekje.
Sipas ''Amnesty'', shumë të dënuar me vdekje janë shpallur fajtorë për vrasje apo rrëmbim, dhe shumë prej tyre mund të jenë dënuar përmes një procesi gjyqësor të padrejtë, apo përmes rrëfimeve të deklaruara si pasojë e torturave.
Dënimi me vdekje u rikthye në zbatim në Irak në vitin 2004 përmes një dekreti, pavarësisht protestave të forta të ndërkombëtarëve.