Islandë,referendum për të kompesuar Britaninë dhe Holandën
Islandezët do të votojnë në një referendum për të vendosur nëse do t'i paguajnë më shumë se pesë miliardë dollarë Britanisë dhe Hollandës. Paratë do të jenë një kompensim për paratë në dorë të paguara nga dy qeveritë për të mbuluar humbjet e pësuara nga personat që kishin para në bankat e Islandës kur ato falimentuan në vitin 2008. Referendumi mund të ndikojë mbi aplikimin e Islandës për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ai u nxit nga refuzimi i presidentit Olafur Grimson për të nënshkruar një faturë që aprovon pagesat e miratuara nga parlamenti javën e kaluar.
Ndërkohë që si Britania e Madhe, ashtu dhe Holanda e kanë kritikuar vendimin. Duke njoftuar vendimin për mbajtjen e referendumit, Presidenti Grimson tha se të drejtën për të zgjedhur e kishte publiku islandez.
"është puna e presidentit të Islandës që të sigurojë që vullneti i popullit të respektohet", tha ai. "Kam vendosur t'ia paraqes kombit ligjin e ri. Referendumi do të zhvillohet sa më shpejt që të jetë e mundur", shtoi Presidenti Grimson. Por sipas mediave ndërkombëtare, ky vendim ishte mahnitës. Sipas tyre, vendimi e fuste Islandën në një krizë institucionale. Islandës i duhet t'i marrë hua pesë miliardë dollarët që duhen për kompensimin.