Nigeria kërkesë SHBA-ve: Na hiqni nga lista e zezë
Nigeria do të kërkoj nga Shtetet e Bashkuara të hiqet nga lista e zezë e vendeve, qytetarët e të cilës duhet t'i nënshtrohen kontrolleve shumë të rrepta nëse udhëtojnë për në SHBA.
Ministri i drejtësisë i Nigerisë, Majkëll Aondoaka, tha sot se ai beson se Uashingtoni "do ta shfuqizoj këtë vendim, pasi Nigeria nuk është shtet terrorist".
Të dielën, autoritetet amerikane kanë paraqitur masa të reja sigurie për udhëtarët që duan të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara nga 14 shtete.
Këto masa u ndërmorën pasi një shtetas nigerian është akuzuar për përpjekje për të hedhur në erë aeroplanin e udhëtarëve në Detroit në Ditën e Krishtlindjeve.