E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndotja në Tiranë kërkon strategji veprimi

“Niveli i ndotjes në Tiranë i kapërcen normat e lejuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Një ndotje e tillë ul jetëgjatësiënë e banorëve të Tiranës si dhe rrit vdekshmërinë”. Ky përfundim u bë i ditur sot në seminarin për planin e veprimit për pakësimin e ndotjes në kryeqytet. Sipas Ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, përmirësimi i normave të ndotjes kërkon strategji veprimi pasi ndikon ndjeshëm në përmirësimin e cilësisë së jetës. Ndërkaq, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, tha se shtimi i makinave është kombinati metalurgjik i kryeqytetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›