E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, dënimi i katërt me vdekje për Ali Kimistin

Vendimi
Alì Hassan al Majid cilësohet si një nga përgjegjësit e masakrave ndaj kurdëve në veri të Irakut

Një gjykatë irakiane ka dënuar me vdekje Alì Hassan al Majid, të njohur ndryshe si Ali Kimisti, duke e quajtur atë fajtor që urdhëroi “bombardimin” me gaz vdekjeprurës të fshatit kurd të Halabxhasë, ku mbetën të vrarë të paktën rreth 5000 persona. Tre të katërtat e viktimave ishin gra dhe fëmijë, ndërsa sulmi kundër fshatit kurd është konsideruar si sulmi më i rëndë kimik në historinë kundër civilëve. Kushëriri i ish-presidentit irakian Sadam Husein, Alì Hassan al Majid, prej kohësh ishte konsideruar si një nga eksponentët më të egër të atij regjimi. Ai ishte dënuar me vdekje në qershor të vitit 2007 për gjenocidin ndaj popullit kurd, në 2008 për represionin e shiitëve gjatë luftës së Gjirit, në vitin 1991 dhe në vitin 2009 për vrasjen e shiitëve në vitin 1999. Ky ishte dënimi i katërt kapital për të. I lindur 67 vjet më parë në rajonin verior të Tikritit, njolloj si Sadami në vitet 1990-1991 ka qenë për disa muaj “guvernator” i Kuvajtit të pushtuar dhe ministër i Drejtësisë. Kujtohej se kishte vdekur gjatë fazës së parë të ndërhyrjes anglo-amerikane në Irak në vitin 2003, kur bunkeri dhe ndërtesa ku fshihej në Basra u sulmuan rëndë. U kap në veri të Irakut, më 21 gusht të vitit 2003. Ali Kimisti gjithmonë e ka pranuar se ishte ai që dha urdhër për përdorimin e gazit kundër popullsisë civile. “Kam qenë unë ai që kam dhënë urdhër për bombardimin e popullsisë civile me gaz”, ka pranuar ai, duke nënvizuar se nuk ka bërë asnjëherë gabime në vendimet e tij.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›