E Diel, 1 Nëntor 2026

Ukrainë, Janukoviç e Timoshenko, në balotazh

Zgjedhjet

Sipas exit-polleve të para mbi zgjedhjet presidenciale, Presidenti i Ukrainës do të vendoset në balotazhin e 7 shkurtit, ku përballë njëri-tjetrit do të jenë lideri i opozitës, Viktor Janukoviçe, dhe Kryeministrja Julia Timoshenko.
Më shumë se 36.5 milionë qytetarë me të drejtë vote u thirrën për të zgjedhur Presidentin e ri të vendit në Ukrainë. Qendrat e votimit qëndruan hapur nga ora 7 e mëngjesit deri në 8 të darkës. Mes 18 kandidatëve që u duhet të zgjidhnin ukrainasit, prej kohësh si favoritët kryesorë konsideroheshin udhëheqësi i opozitës, Viktor Janukoviç dhe Kryeministrja aktuale Julia Timoshenko. Sipas sondazheve, Presidenti aktual, Vikor Jushçenko, ka pak mundësi për t’u zgjedhur. Ai nuk pritet të marrë më shumë se 5 për qind të votave. Pjesëmarrja në votime ishte shumë e lartë. Vota do të jetë thelbësore për raportet e vendit me Rusinë dhe Europën, po ashtu edhe për nxjerrjen e vendit të goditur nga kriza ekonomike. Këto janë zgjedhjet e para presidenciale në ish-republikën sovjetike me 46 milionë banorë që nga “revolucioni portokalli”, i cili me protestat masive në vitin 2004 rrëzoi lidershipin post-sovjetik. Që nga sondazhet e fillimvitit, 59-vjeçari Janukoviç, i mbështetur edhe nga industrialistë të mëdhenj vendas, ishte në avantazh. Sipas analistëve, është shumë e rëndësishme për Ukrainën, që varet nga Rusia për nevojat e saj energjetike, të arrijë të ketë raporte të qeta me Moskën, pas tensioneve të viteve të fundit të lidhura me çështjen e gazit.

#

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›