Komuniteti arbëresh nderon Skënderbeun
Itali
Aktivitete me rastin e 542-vjetorit të vdekjes së Heroit Kombëtar
Arbëreshët festojnë 542-vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Ka qenë një përvjetor mjaft i ndjerë ai i realizuar nga komuniteti i arbëreshëve në Lucana. Falë dy muzikantëve (Samue-Cripezzi) seria e aktiviteteve kushtuar figurës së Skënderbeut është çelur dje paradite me një recital të shkurtër muzikor, me pjesë të zgjedhura nga Vivaldi, për të vijuar më pas me një ekspozitë pikture të titulluar “Basilicata në art”, me artistët Antonio Volonnino, Salvatore Malvasi, Michele Di Pietro, Nicola Saracino, Spiridione Marino, Gaetano Maranzino dhe Vincenzo Notario. Pas përshëndetjeve të rastit, në Universitetin e Firences ka referuar profesoresha Giovanna Campani, autore e vëllimit “Multiculturalita ed Immigrazione”, me një temë në nder të Skënderbeut për të vijuar me Antonio Vivaldin, i cili ka bërë një përmbledhje të veprave kushtuar figurës së Heroit shqiptar. Ka marrë pjesë gjithashtu edhe grupi folk “Manushaqja”, nga Molise si dhe “Castriota Gazzettino” i arbëreshëve të Puglia-s. Gjithashtu dje është bërë i ditur edhe projekti “Tabelat dygjuhëshe në qendrat Albanofone të provincës”, ku përfshihen edhe tabelat rrugore në komunat arbëreshe. Gjithashtu dje është bërë i ditur parashikimi i instalimit të pesë qendrave historike arbëreshe në Itali, të nevojshme edhe për pritjen e turistëve.
#