Raporti BSH: Konsumatorët rritën besimin te ekonomia
TIRANE- Besimi i konsumatorëve te ekonomia u rrit edhe gjatë 3-mujorit të tretë për të dytin tremujor radhazi, me 3.1 %, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi prej saj.
Ekspertët vlerësojnë se ndonëse në kushtet e krizës, përmirësimi u ndikua si rezultat i balancës mbi blerjet në shuma të mëdha.
Gjithashtu përmirësimi i situatës së kursimeve dhe pritjet për situatën e ardhshme ekonomike, ndikuan pozitivisht në rritjen e treguesit të besimit të konsumatorit.
Nga ana tjetër, balanca e pritjeve mbi situatën financiare të familjeve në tremujorin e ardhshëm, shënoi një rënie të lehtë. Kostoja mesatare e jetesës në tremujorin e katërt të vitit 2011 vlerësohet të jetë rritur.
Konsumatorët presin rritje të çmimeve në tremujorin e parë të vitit 2012 dhe gjatë 12 muajve në vijim, por edhe rritje të nivelit të papunësisë. Duke iu referuar të dhënave zyrtare, ekonomia shqiptare gjatë vitit 2011 shënoi rritje të treguesve ekonomikë, ndonëse, ashtu sikurse vlerëson Banka Qëndrore, nën potencialet e vet, kjo për shkak të krizës ekonomike ndërkombëtare.
(ma.ar/BalkanWeb)