Meta: Kam një video për Ramën, ta ballafaqoj me shqiptarët
TIRANE-Duke vlerësuar se vendimi i Gjykatës së Lartë kundrejt tij për video-përgjimin me Priftin, ishte i pastër si kristali, Ilir Meta sot reagoi ndaj qëndrimit të PS, që cilësoi se ‘drejtësia vdiq’.
“Nëse më pyesni për vendimin e Gjykatës se Larte ju e dini se rezultati ka qenë edhe më i thellë se sa duhej, por ça ti bësh që e vërteta është e kristaltë. Rezultati ishte 5 me 0. E kuptoj shqetësimin e biznesmenit më të ri në sipërmarrjet funerale në Shqipëri, Edit tonë të dashur që përzjeu me ceremonitë mortore edhe disa të rinj që quhen eurosocialistë. Lidhur me shqetësimin e madh të tij që paraqet përmes këtyre të rinjve që i përdor në ceremoni të rënda e të papranueshme”.
Meta theksoi se ai si person kërkon transparencë ndaj kësaj cështje, ndaj fton Edi Ramën të ballafaqohen me fakte para shqiptarëve për të treguar se kush u bën në të vërtetë, presion prokurorëve.
“Dua vërtet nëse Edi do transparencë dhe nëse Edi është interesuar të ballafaqohet me shqiptarët dhe ndërkombëtarët lidhur me atë që e quan vdekja e drejtësisë, presion ndaj gjykatave dhe prokurorëve, apo edhe më tej, unë e ftoj që duke nisur nga sot nëse zoti Filip Çakulli na bën favor në emisionin ‘Fiks Fare’ bashkë me Edin të dalim para shqiptarëve dhe ai natyrisht le të ketë orë sa të dojë në dispozicion për të folur e dhënë prova”, theksoi Meta.
Më tutje kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim ftoi Ramën të paraqesë fakte e dokumente për kapjen e Gjykatës së Lartë, ndërsa shtoi se Spartak Braho po ruan dicka për Edi Ramën.
“Unë e siguroj atë dhe ju se do ta dëgjoj me respekt dhe vëmendje duke besuar se vërtet është i shqetësuar për këtë që po ndodh. Spartak Braho, eshte dhe ai prokuror, ka dhe ai dicka per Ramen. Unë dua vetëm 2 minuta kohë për të transmetuar diçka në video dhe audio, meqë Edi na futi video-politikën, për të parë vërtet se kush ndërhyn tek prokuroria dhe gjyqtarët për qëllime politike. Kjo bëhet në emër të transparencës”.
Lidhur me protestën e FRESSH sot para Ministrisë së Drejtësisë kundrejt vendimit te Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, kreu i LSI ftoi Ramën të kërkojë falje për varrezat e Tiranës.
“Sa për biznesin e ri të funeraleve nuk është normale dhe njerëzore të ecim në këtë drejtim. Përpara se të vazhdojë me këtë lloj biznesi do të ishte shumë mirë që miku im Edi të kërkonte falje për gjendjen që i la varrezat në Tiranë”, përfundoi fjalën Meta ndërsa i dhuroi një puthje gazetarit të Top Channel, Muhamet Veliu, duke u dërguar të fala, gazetarëve të ‘Fiks Fare’.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Vendimi ndaj Metës, FRESSH proteston tek Gjykata e Lartë