Itali, anija turistike e mbytur, tregues të rëndë fajësie kundër kapitenit
ROMË- Gjykatësi i cili vendosi dje në mbrëmje të lirojë dhe dërgojë në arrest shtëpie komandantin e anijes "Concordia", konstatoi "tregues të rëndë fajësie" kundër këtij të fundit, duke theksuar veçanërisht se në të vërtetë ai nuk ka bërë përpjekje për evakuimin e pasagjerëve.
"Prania në anije e anëtarëve të tjerë të personelit dhe e oficerëve të cilët u përpoqën për evakuimin e pasagjerëve përgënjeshtron objektivisht deklaratat e komandantit për pamundësinë e tij në drejtimin dhe administrimin e procedurës së urgjencës dhe të ndihmave", bën të ditur gjykatësja Valeria Montesarchio, në motivet e vendimit të saj, të cituara nga media italiane.
(d.b/BalkanWeb)