Irak,deputetët, votë për forcat jo amerikane
Parlamenti i Irakut pritet të votojë sot për një rezolutë që i lejon trupave britanike dhe atyre të tjera të huaja, të qëndrojnë në vend përtej 31 dhjetorit. Ditën e shtunë deputetët kundërshtuan një projektligj për të njëjtën çështje. Forcat amerikane kanë një status të veçantë, që u bën të mundur të qëndrojnë në Irak deri në fund të vitit 2001. Udhëheqësit e partive kryesore politike të Irakut kanë arritur një kompromis, ato kanë rënë dakort për një rezolutë që pritet të votohet sot në parlament gjatë ditës. Ata janë optimistë se ky projektligj do të aprovohet, pasi nevojitet vetëm një shumicë të vogël për t'u aprovuar, dhe duhet të autorizojë qeverinë e Irakut, për të rënë dakort për marrëveshje bilateriale me Britaninë dhe vendet e tjera, trupat e te cilave duan të qëndrojnë deri vitin e ardhshëm. Rezoluta është një tjetër mënyrë për të shmangur kundërshtimin e projektligjit. Marrëveshja është shumë e rëndësishme, pasi i ofron trupave të huaja bazën ligjore të qëndrimit në Irak edhe më pas datës 31 dhjetor, kur skadon mandati aktual i OKBsë.