E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Bisedime vetëm si shtet sovran

Presidenti Sejdiu ka deklaruar se Kosova është e gatshme të bisedojë me përfaqësues edhe të vendeve të tjera, gjithmonë si shtet sovran. "Në asnjë situatë, në asnjë vend, në asnjë hapësirë dhe në asnjë temë, nuk mund të bisedohet për çështjet që kanë për qëllim hapjen e çështjeve statusore, çështje që duan të hyjnë në punët e brendshme të Kosovës, në sovranitetin, integritetin dhe funksionimin e institucioneve të saj,"ka theksuar presidenti Sejdiu, i pyetur rreth deklarimeve për bisedime të mundshme me Serbinë."Po të pyetet Serbia, ne nuk do të jemi fare. E di se do të ketë probleme me ta ende. Qasja jonë themelore është që të punojmë vërtetë për të sinjalizuar ofertën tonë për fqinjësi të mirë dhe raporte të mira të bashkëpunimit edhe në sferën e bashkëpunimit ekonomik.", theksoi presidenti Sejdiu.Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka deklaruar se në veri të vendit ekziston krimi i organizuar ekonomik. Gjatë një vizite që ka zhvilluar në Doganat e Kosovës, ai ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të doganave me të gjitha institucionet, me qëllim të pengimit të këtyre dukurive, si dhe për rritjen e cilësisë së punës.Presidenti Sejdiu ka theksuar gjithashtu rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me shtetet tjera, me qëllim të rritjes së shkallës së bashkëpunimit.Gjatë një konference shtypi pas takimit,

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›