E Shtunë, 31 Tetor 2026

Georgievski:Marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase do ndryshojnë

Lupço Georgievski është i bindur se raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të ndryshojnë në të ardhmen. Ish-kryeministri dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE-së, Lupço Georgievski ka deklaruar se çështja shqiptare në Maqedoni mbetet e hapur edhe pas Marrëveshjes së Ohrit. "Jam i sigurtë se Marrëveshja e Ohrit nuk ka shënuar fundin e negociatave dhe marrëdhënieve ndërmjet shqiptarëve dhe maqedonasve. Sot jemi në një situatë latente të këtyre marrëdhënieve, dhe me siguri do të kulmojnë në një fazë të re", deklaroi për televizionin A2, ish-kryeministri i Maqedonisë, Lupço Georgievski, tashmë kandidat i shpallur për kryetar të qytetit të Shkupit. Sipas tij, kjo fazë e re e marrëdhënieve do të vijë pas ndarjes së Kosovës, e cila sipas tij do të ndodhë pas dy ose pesë viteve pavarësisht prej proceseve globale. Por, nga ana tjetër Georgievski është i bindur se raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve do të ndryshojnë në të ardhmen. " Jam thellësisht i bindur se Marrëveshja e Ohrit është vetëm urë kaluese deri tek një marrëveshje e re, e cila do të vijojë në një fazë të ardhshme", ka theksuar ish-kryeministri Georgievski në intervistën e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›