E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi-Ahmeti:Forcohen marrëdhëniet Kosovë-Maqedoni

Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, i shoqëruar nga një grup i deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ka vizituar të enjten Shkupin, ku është pritur në një takim nga kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Në takim është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe në rajon, si dhe për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë. Temë e takimit ishte edhe bashkëpunimi i shumanshëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë, në funksion të zhvillimit ekonomik të të dyja vendeve, si dhe në të mirë të paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit rajonal. Duke folur për zgjedhjet presidenciale që së shpejti do të mbahen në Maqedoni, kryeministri Thaçi dhe Ahmeti theksuan nevojën për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›