Irak,rihapet burgu famëkeq "Abu Grabi"

Burgu famëkeq i "Abu Graibit", që ndodhet pranë kryeqytetit irakian Bagdad dhe në të cilin ushtarakët amerikanë poshtëronin të burgosurit irakianë duke dokumentuar veprimet e tyre në foto shokuese, është rihapur pas rreth tre vjetësh por me nje emër tjetër. Burgu i ri është pagëzuar me emrin "Baghdad Central Prison", dhe ka pritur që tani 400 të burgosurit e parë. Struktura e re mund të presë deri në 14 mijë të burgosur, ndërsa në burgun e vjetër të Abu Graibit, të burgosurit ishin dhjetëra mijëra. "Baghdad Central Prison" është adoptuar me shërbime moderne mjekësore dhe stomatologjike, një xhami, floktore, rrobaqepsi, sallë kompjuterash dhe një hapësirë për vizitat e familjarëve, ku përfshihet edhe një park lojërash për fëmijët, si dhe një shatërvan. Më parë, një ferr, ku Sadam Hysein torturonte opozitarët dhe armiqtë, "Abu Graib" u kthye në burgun e rebelëve dhe të dyshuarve si të tillë, menjëherë pas pushtimit të Irakut në vitin 2003 nga trupat amerikane. Por skandali i madh shpërtheu një vit më vonë. Në internet filluan të xhirojnë foto të poshtërimeve seksuale, torturave, kufomave irakiane, të vdekurve nga torturat e shkaktuara nga ushtarakët dhe ushtaraket amerikane. Për të gjithë botën, sidomos për qytetarët amerikanë, fotot ishin një goditje e rëndë. Ato shkatërruan imazhin e demokracisë, me të cilin mburreshin shumë amerikanë. Skandali vuri në siklet administratën Bush. Teksa disa ushtarakë u dënuan, me burgim në SHBA. "Abu Graib" u mbyll në vitin 2006.