E Shtunë, 31 Tetor 2026

Slin:Serbët e Mitrovicës po pranojnë planin e Ahtisarit

Përfaqësuesi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Mitrovicë, Dejvid Slin ka deklaruar se serbet e Kosovës kanë nisur ta pranojnë gradualisht planin e ish-ndërmjetësit për statusin e Kosovës Marti Ahtisari. "Serbët që jetojnë në Mitrovicë kanë reaguar pozitivisht ndaj pjesës së planit për krijimin e një shoqërie shumëtnike në shtetin e ri", është shprehur përfaqësuesi i institucionit që vëzhgon zbatimin e planit Ahtisari, Dejvid Slin. Sipas Slin, zyra e drejtuar nga Piter Feith ka mbyllur shumë punë në këtë zonë vitin e kaluar dhe janë shënuar reagime pozitive nga serbët, që pas shumë keqinterpretimesh, kanë parë të mirat që ofron ky plan.Gjatë një vizite një ditë më parë në Mitrovicë, shefi i zyrës civile ndërkombëtare në Prishtinë, Piter Feith, theksoi se për Mitrovicën dhe Kosovën nuk ekziston asnjë plan tjetër, vec atij të Ahtisarit. Ndërkohë që përfaqësues të Ministrisë së Administrimit dhe Pushtetit Lokal të qeverisë së Kosovës, kanë promovuar ofertën qeveritare për decentralizim, përpara një grupi të shoqërisë civile shqiptare dhe serbe në Mitrovicë, por nuk kanë asnjë ide se si të veprohet në zbatimin e saj. Izet Sadiku, këshilltar i parë i ministrit të Pushtetit Lokal, iu ka bërë me dije serbëve se oferta e tyre iu jep kompetenca shtesë komunave serbe, në dallim nga komunat shqiptare, duke iu ofruar shërbime dhe pushtetin më afër qytetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›