E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iraku akuzon vendet fqinje për vjedhje të arkivave

 

Iraku ka akuzuar dje shtetet fqinje se janë autorë të vjedhjes së pjesës më të madhe të arkivave të tij, përfshirë dokumente të vjetra me shekuj, pas pushtimit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që nisi në vitin 2003. Drejtori i Arkivave Kombëtare të Irakut, Sad Iskander, nuk i ka thënë emrat e vendeve, që po i akuzonte, por theksoi se dokumentet përfshinin harta, marrëveshje zyrtare lidhur me naftën, pastaj dokumente për çështje të kufirit dhe të ujit, e të tjera. Sipas tij, shumë qeveri të jashtme i kanë blerë shumë dokumente nga kontrabandistët.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›