E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kushner: Rivalët e presidencës janë të gatshëm për bisedime

 

Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, ka njoftuar se presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai dhe rivali i tij kryesor në zgjedhjet presidenciale, Abdullah Adbullah, janë të gatshëm të “punojnë së bashku” për zgjidhjen e krizës zgjedhore në Afganistan. Kushner i bëri komentet para reporterëve në Kabul, pas takimit me të dy politikanët. Sipas tij, Karzai dhe Abdullah i janë referuar “domosdoshmërisë për të punuar së bashku” për zgjidhjen e problemeve, lidhur me zgjedhjet presidenciale të muajit gusht. Rezultatet kanë treguar se presidenti aktual, Hamid Karzai, avancon bindshëm para rivalit, Abdullah Abdullah, edhe pas rinumërimit të votave në disa qendra pas akuzave të shumta për vjedhje masive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›