E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Gyl diskutuan për Afganistanin

 

Presidenti amerikan, Barak Obama ka zhvilluar një bisedë telefonike për një varg çështjesh, përfshirë edhe Afganistanin, me presidentin e Turqisë, Abdullah Gyl. Njoftimin e ka bërë Shtëpia e Bardhë pas debateve në vend për rritjen e numrit të përfaqësuesve ushtarakë në Afganistan. Të dy liderët, po ashtu, kanë diskutuar edhe për normalizimin e lidhjeve ndërmjet Turqisë dhe Armenisë dhe për promovimin e stabilitetit në Bosnjë Hercegovinë. Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Obama ka shprehur falënderim për kontributin e Turqisë në Afganistan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›