Sulm kamikaz në Iran, zyrtarët: I organizuan agjentët e huaj
Një burrë i mbushur me tritol ka shpërthyer gjatë një asambleje të krerëve të tribuve në Belukistan, duke shkaktuar 31 të vdekur dhe 28 të plagosur. Mes viktimave është edhe komandanti i Pasdaran (garda revolucionare) Nour Ali Shoushstari, i cili kryeson trupin elitë të forcave të sigurisë iraniane. Përveç tij kishte edhe shumë zyrtarë të lartë, civilë dhe eksponentë të rëndësishëm me fuqi. Lajmin e ka publikuar agjencia “Fars”. Atentatin e ka marrë përsipër një grup separatist sunit. Por
Presidenti iranian, Mahmud Ahmadinexhad ia ka atribuuar sulmin në juglindje të vendit “agjentëve të huaj”. Sipas agjencisë “Isna”, Ahmadinexhad është shprehur se: “Bëhet fjalë për një krim të organizuar nga agjentë të huaj dhe atentati do të dënohet pasi ka prekur në nderin e revolucionit islamik”, duke iu referuar Uashingtonit. Ndërsa presidenti i Parlamentit iranian, Ali Larijani, ka akuzuar drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara se qëndrojnë pas atentatit. “Ky është rezultat i veprimeve të amerikanëve”, tha Larijani. Pak më parë, gishti i tij ishte drejtuar nga autoritete e Britanisë së madhe, se ishin ata që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me sulmin. Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara e kanë dënuar sulmin dhe janë shprehur se nuk kanë të bëjnë me organizimin e tij. Shtetet e Bashkuara e dënojnë atentatin e dhjetëra njerëzve në Belukistan dhe sigurojnë se nuk kanë asnjë lidhje me atë që ka ndodhur. Lajmet që përfshijnë Uashingtonin në këtë sulm janë krejtësisht false. E dënojmë këtë akt terrorist dhe vajtojmë humbjen e jetëve të së pafajshmëve”, tha Ian Kelly, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.