Sharje dhe sherr me Kate Moss, Gwyneth Paltrow i mohon
BRITANI- Gwyneth Paltrow ka mohuar të ketë pasur një sherr me modelen britanike Kate Moss gjatë festës së ditëlindjes së biznesmenit 60-vjecar, Sir Phillip dhe aq më pak të ketë shkëmbyer fjalë të rënda me të.
"Nuk kishte asnjë luftë të tillë. Ky është një trillim", ka thënë zëdhënësi i Paltrow për Daily Mail.
Ndërsa The Sun shkruante se, modelja britanike Kate Moss dhe aktorja e Hollivudit Gwyneth Paltrow, janë zënë gjatë festës së ditëlindjes së pronarit të "Top shop", Sir Phillip. Gjatë qëndrimit në Meksikë, dy bukuroshet janë takuar në plazh dhe kanë shkëmbyer fjalë të rënda, raporton “The Sun”.
“Gwyneth ishte duke bërë joga në plazh para fillimit të festës, ndërsa Kate po shëtiste në plazh duke ngrënë patatina. Kate e ka pyetur pse bën joga, kur ka trup aq të bukur, ndërsa Gëyneth mësohet t’i jetë përgjigjur: ‘Që mos të dukem si ti kur të plakem’.
Kate e habitur, i ka hedhur në fytyrë patatinat që mbante në dorë duke I thënë “Pse nuk merr edhe disa karbohidrate të ndyra moj k….”.
(ma.ar/BalkanWeb)