Skandali, provat që liruan "Ben Qimen"
Merr formë ligjore skandali
me arrestimin e Arben
Isufit ("Ben Qimes"),
pa urdhër nga prokuroria, e cila
ka sjellë skandalin e radhës në
drejtësinë shqiptare. Gjykata e
Tiranës e ka liruar, duke rrëzuar
prokurorinë dhe policinë, të
cilat bënë "bujë" me ndalimin e
tij, megjithëse nuk ishin marrë
vesh me njëra-tjetrën. Gjykata
ka rrëzuar provën kryesore që
çoi në arrestimin e Arben Isufi t,
një akt ekspertimi të një gjurme
që pretendohej se ishte gjetur në
vendin e ngjarjes ku ishte ekzekutuar
Pirro Koçiu, ku si i dyshuari
kryesor ishte pikërisht fi eraku.
Loja me ekspertizën
Akti i ekspertimit duhet të
realizohej në shtetin anglez.
Prokuroria e Përgjithshme
përgatiti materialin për letërporosinë,
material i cili është
dërguar në Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo e fundit e ka përkthyer
dosjen dhe besohet se
kërkesën e ka dorëzuar pranë
policisë angleze në datën 16
qershor të vitit të kaluar. Por e
papritura për organin e akuzës
ka qenë kthimi i përgjigjes nga
pala angleze, e cila në shkresën
përcjellëse shkruan se materiali
ka ardhur në Shqipëri në datën
12 qershor. Pra, sipas dokumenteve,
letër-porosia më parë
ka ardhur sesa është dërguar
në Angli. Fillimisht, Prokuroria
e Tiranës përcaktoi se në letërporosinë
e ardhur nga Anglia
kishte të tjera parregullsi, të cilat
janë faktuar edhe nga mbrojtja
e "Ben Qimes". Një ndër to ishte
origjinaliteti me ekspertizën
e parë të siguruar në mënyrë
private. Gabimi procedural
i radhës është eksperti që ka
kryer ekzaminimin në Angli,
i cili është i njëjti ekspert që
ka hartuar dy ekspertiza. Sipas
ligjit shqiptar, në rastin që
dërgohet për ekzaminime një
provë në vendet e tjera, atëherë
kërkesa duhet të shoqërohet
me një ekspert shqiptar. Por
edhe në këtë rast ka munguar
një procedurë e tillë. Të gjitha
faktet e mësipërme kanë hedhur
dyshimin se drejtësia shqiptare
nuk ka dërguar asnjë kërkesë
në shtetin anglez, përkundrazi
ekspertiza e pistoletës që u vra
Pirro Koçiu në vitin 2002 është
falsifikuar në Shqipëri. Pas
ngjarjes, prokuroria nisi një
hetim të këtij rasti, por hetimet
u pushuan disa muaj më vonë.
Akti i ekspertimit mban datën 12
qershor të vitit 2008. Dhe vetëm
në datën 16 qershor 2008, kjo
letër-porosi ka udhëtuar drejt
Anglisë me postë diplomatike, e
cila kërkon minimalisht 15 ditë
vajtje dhe 15 ditë ardhje. Absurdi
i fillimit të këtij procedimi
pa një provë të re, administrimi
i një akti antiligjor gjatë rrugës
solli edhe një gjendje të tillë
anormale. Do të thotë: akti ka
ardhur përpara kërkesës.
Arrestimi i paligjshëm
Në datën 1 tetor 2007, nga ana
e prokurorisë, sipas mbrojtjes, në
mënyrë të pakuptimtë janë fi lluar
hetimet në ngarkim të këtij
shtetasi pa pasur asnjë të dhënë,
provë apo rrethanë të re, nga ato
të cilat u gjykuan në momentin
që çështja u pushua. Mbi këtë
bazë, nga ana e prokurorisë
shkohet në gjykatë me anën e
një ekspertimi, po që në fakt
është një deklaratë dëshmitari
që mban datën 17 dhjetor të vitit
2007, të një eksperti të quajtur
Brajan Moltaney, i cili konkludon
se gjurma objekt ekspertimi i
tij është e shtetasit Arben Enver
Isufaj. Gjykata e Shkallës së Parë
vendos arrest më burg, masë e
cila ankimohet nga mbrojtja dhe
shkohet në Gjykatën e Apelit,
e cila e lë në fuqi vendimin e
Gjykatës së Tiranës. Çështjes
i bëhet rekurs në Gjykatën e
Lartë. Gjykata Supreme, duke
argumentuar se marrja e aktit të
ekspertimit ishte e pavlefshme
dhe e papërdorshme në kuptim
të ligjit, i ka prishur të dyja vendi-
met e gjykatave dhe është rrëzuar
kërkesa e prokurorit. Ka pasur një
lapsus nga ana e Gjykatës së Lartë
në dispozitivin e vendimit, ku
urdhërohej lirimi i këtij shtetasi,
ndërkohë që ky shtetas nuk ka
qenë i arrestuar, por ka qenë në
kërkim në mungesë. Mbi këtë
bazë, Prokuroria e Përgjithshme
me të drejtë i drejtohet Gjykatës
së Lartë me një shkresë, ku i thotë
ta korrigjojë këtë pjesë të vendimit,
pasi nuk ka sens të lirohet një person
që nuk është i arrestuar. Gjatë
kësaj kohe, ky person arrestohet
dhe Gjykata e Lartë me të drejtë
i kthen përgjigje Prokurorisë së
Përgjithshme që nuk kemi të
bëjmë me rastin e korrigjimit të
vendimit. Ndërkohë, gjatë gjithë
kohës çështja hetohej nga prokuroria
dhe disa javë më parë merret
një vendim për dërgimin e dosjes
në gjykatë, megjithëse provat ishin
të falsifi kuara. Dhe gjykata, duke
u bazuar te këto prova, urdhëroi
lirimin e menjëhershëm të Arben
Isufajt, i cili la qelinë duke u bazuar
vetëm te procedura dhe jo të
shqyrtimit të fakteve dhe akuzave.
me arrestimin e Arben
Isufit ("Ben Qimes"),
pa urdhër nga prokuroria, e cila
ka sjellë skandalin e radhës në
drejtësinë shqiptare. Gjykata e
Tiranës e ka liruar, duke rrëzuar
prokurorinë dhe policinë, të
cilat bënë "bujë" me ndalimin e
tij, megjithëse nuk ishin marrë
vesh me njëra-tjetrën. Gjykata
ka rrëzuar provën kryesore që
çoi në arrestimin e Arben Isufi t,
një akt ekspertimi të një gjurme
që pretendohej se ishte gjetur në
vendin e ngjarjes ku ishte ekzekutuar
Pirro Koçiu, ku si i dyshuari
kryesor ishte pikërisht fi eraku.
Loja me ekspertizën
Akti i ekspertimit duhet të
realizohej në shtetin anglez.
Prokuroria e Përgjithshme
përgatiti materialin për letërporosinë,
material i cili është
dërguar në Ministrinë e Drejtësisë.
Kjo e fundit e ka përkthyer
dosjen dhe besohet se
kërkesën e ka dorëzuar pranë
policisë angleze në datën 16
qershor të vitit të kaluar. Por e
papritura për organin e akuzës
ka qenë kthimi i përgjigjes nga
pala angleze, e cila në shkresën
përcjellëse shkruan se materiali
ka ardhur në Shqipëri në datën
12 qershor. Pra, sipas dokumenteve,
letër-porosia më parë
ka ardhur sesa është dërguar
në Angli. Fillimisht, Prokuroria
e Tiranës përcaktoi se në letërporosinë
e ardhur nga Anglia
kishte të tjera parregullsi, të cilat
janë faktuar edhe nga mbrojtja
e "Ben Qimes". Një ndër to ishte
origjinaliteti me ekspertizën
e parë të siguruar në mënyrë
private. Gabimi procedural
i radhës është eksperti që ka
kryer ekzaminimin në Angli,
i cili është i njëjti ekspert që
ka hartuar dy ekspertiza. Sipas
ligjit shqiptar, në rastin që
dërgohet për ekzaminime një
provë në vendet e tjera, atëherë
kërkesa duhet të shoqërohet
me një ekspert shqiptar. Por
edhe në këtë rast ka munguar
një procedurë e tillë. Të gjitha
faktet e mësipërme kanë hedhur
dyshimin se drejtësia shqiptare
nuk ka dërguar asnjë kërkesë
në shtetin anglez, përkundrazi
ekspertiza e pistoletës që u vra
Pirro Koçiu në vitin 2002 është
falsifikuar në Shqipëri. Pas
ngjarjes, prokuroria nisi një
hetim të këtij rasti, por hetimet
u pushuan disa muaj më vonë.
Akti i ekspertimit mban datën 12
qershor të vitit 2008. Dhe vetëm
në datën 16 qershor 2008, kjo
letër-porosi ka udhëtuar drejt
Anglisë me postë diplomatike, e
cila kërkon minimalisht 15 ditë
vajtje dhe 15 ditë ardhje. Absurdi
i fillimit të këtij procedimi
pa një provë të re, administrimi
i një akti antiligjor gjatë rrugës
solli edhe një gjendje të tillë
anormale. Do të thotë: akti ka
ardhur përpara kërkesës.
Arrestimi i paligjshëm
Në datën 1 tetor 2007, nga ana
e prokurorisë, sipas mbrojtjes, në
mënyrë të pakuptimtë janë fi lluar
hetimet në ngarkim të këtij
shtetasi pa pasur asnjë të dhënë,
provë apo rrethanë të re, nga ato
të cilat u gjykuan në momentin
që çështja u pushua. Mbi këtë
bazë, nga ana e prokurorisë
shkohet në gjykatë me anën e
një ekspertimi, po që në fakt
është një deklaratë dëshmitari
që mban datën 17 dhjetor të vitit
2007, të një eksperti të quajtur
Brajan Moltaney, i cili konkludon
se gjurma objekt ekspertimi i
tij është e shtetasit Arben Enver
Isufaj. Gjykata e Shkallës së Parë
vendos arrest më burg, masë e
cila ankimohet nga mbrojtja dhe
shkohet në Gjykatën e Apelit,
e cila e lë në fuqi vendimin e
Gjykatës së Tiranës. Çështjes
i bëhet rekurs në Gjykatën e
Lartë. Gjykata Supreme, duke
argumentuar se marrja e aktit të
ekspertimit ishte e pavlefshme
dhe e papërdorshme në kuptim
të ligjit, i ka prishur të dyja vendi-
met e gjykatave dhe është rrëzuar
kërkesa e prokurorit. Ka pasur një
lapsus nga ana e Gjykatës së Lartë
në dispozitivin e vendimit, ku
urdhërohej lirimi i këtij shtetasi,
ndërkohë që ky shtetas nuk ka
qenë i arrestuar, por ka qenë në
kërkim në mungesë. Mbi këtë
bazë, Prokuroria e Përgjithshme
me të drejtë i drejtohet Gjykatës
së Lartë me një shkresë, ku i thotë
ta korrigjojë këtë pjesë të vendimit,
pasi nuk ka sens të lirohet një person
që nuk është i arrestuar. Gjatë
kësaj kohe, ky person arrestohet
dhe Gjykata e Lartë me të drejtë
i kthen përgjigje Prokurorisë së
Përgjithshme që nuk kemi të
bëjmë me rastin e korrigjimit të
vendimit. Ndërkohë, gjatë gjithë
kohës çështja hetohej nga prokuroria
dhe disa javë më parë merret
një vendim për dërgimin e dosjes
në gjykatë, megjithëse provat ishin
të falsifi kuara. Dhe gjykata, duke
u bazuar te këto prova, urdhëroi
lirimin e menjëhershëm të Arben
Isufajt, i cili la qelinë duke u bazuar
vetëm te procedura dhe jo të
shqyrtimit të fakteve dhe akuzave.