Sistemi i ri prodhon qeveri të dobët
Vënia në jetë e sistemit të ri zgjedhor, proporcional rajonal po krijon dukshëm një qeverisje të dobët. Sipas të dhënave, paraprake mazhoranca e ardhshme, cilado qoftë ajo do të ketë një diferencë shumë të vogël votash në Parlament me grupimin që do të mbetet në opozitë. Në rastin më të mirë, sipas asaj çka është publikuar deri më tani, diferenca mund të shkojë deri në pesë mandate deputetësh. Një forcë politike apo një koalicioni forcash politike do t‘i duhen minimalisht 50+1 të mandateve për të formuar qeverinë. Thënë ndryshe, kabineti qeverisës që mund të formohet do të jetë shumë i brishtë për shkak të mandateve jo të mjaftueshme. Në rastin më të keq, mazhoranca do të krijohet me 71 deputetë teksa opozita do të ketë 69 të tilla. Një konfigurim i tillë do të imponojë dukshëm konsensus mes pozitës dhe opozitës për një sërë çështjesh të rëndësishme. Reformat e mëdha pa diskutim do të kërkojnë 84 vota dhe duhet të bëhen me pëlqimin reciprok. Edhe në një situatë normale, në Parlament do të duhet të mos mungojë asnjë deputet, pasi nëse kjo do të ndodhë, mazhoranca bllokohet. Ministrat do të duhet ose të mos jenë deputetë ose të udhëtojnë sa më pak jashtë vendit për të mos munguar në seanca. Duke i bërë një retrospektivë historikut të parlamentarizmit në Shqipëri, zgjedhjet e para pluraliste ku u fut në garë Partia Demokratike përballë Partisë së Punës, demokratët nga 250 vende në Parlament më 31 mars të 1991-it fituan vetëm 75 prej tyre, ndërsa Partia e Punës 149 deputetë. Jetëgjatësia e Partisë së Punës në pushtet do të ishte vetëm për një vit dhe opozita e atëhershme arriti të çojë vendin në zgjedhjet e 22 marsit të 1992-it. Demokratët hyjnë në Parlament me 104 deputetë, ndërsa Partia Socialiste, pasardhëse e Partisë së Punës me 38 të zgjedhur nga populli. Zgjedhjet e 26 majit të vitit 1996 morën një tjetër rrjedhë. Demokratët fitojnë zgjedhjet, socialistët u tërhoqën nga votimi dhe kontestuan procesin me pretendimin se ishin kryer vjedhje masive të votave. Nga ana tjetër, faktori ndërkombëtar u shpreh qartë se nuk i njeh këto zgjedhje. Në vitin 1996, PD fiton 122 vende në Parlament, ndërsa PS vetëm 10 deputetë. Rrëzimi i skemave piramidale solli revoltë popullore dhe njëkohësisht edhe rrëzimin e qeverisë "Meksi", për të krijuar Qeverinë e Pajtimit Kombëtar. Shqipëria hyn sërish në zgjedhje, në fundin e qershorit të vitit 1997, të cilësuara si zgjedhjet më të vështira në të gjithë historikun e tyre. Partia Socialiste arrin të sigurojë 100 vende në Parlament, ndërsa demokratët përfaqësohen vetëm me 24 deputetë. Në 24 qershorin e vitit 2001, demokratët ngelen sërish në opozitë. Partia Socialiste fiton 73 deputetë, ndërsa Partia Demokratike 46 deputetë. Zgjedhjet e gjashta pluraliste rikthejnë në pushtet Partinë Demokratike. Më 3 korrik të vitit 2005, demokratët fitojnë 56 mandate, ndërsa socialistët vetëm 42 të tilla.
Tabela
Zgjedhjet parlamentare në vite
31 mars 1991
Partia e Punës fiton 149 deputetë
Partia Demokratike fiton 75 deputetë
22 mars 1992
Partia Demokratike fiton 104 deputetë
Partia Socialiste fiton 38 deputetë
26 maj 1996
Partia Demokratike fiton 122 deputetë
Partia Socialiste fiton 10 deputetë
29 qershor 1997
Partia Socialiste fiton 100 deputetë
Partia Demokratike fiton 24 deputetë
24 qershor 2001
Partia Socialiste fiton 73 deputetë
Partia Demokratike fiton 46 deputetë
3 korrik 2005
Partia Demokratike fiton 56 deputetë
Partia Socialiste fiton 42 deputetë
Kushtetuta
Roli i Presidentit në
mandatimin e qeverisë
Në nenin 95 të Kushtetutës thuhet se Këshilli i Ministrave përbëhet nga Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat. Këshilli i Ministrave ushtron çdo funksion shtetëror, i cili nuk u është dhënë organeve të pushteteve të tjera shtetërore ose të qeverisjes vendore. Në nenin 96 thuhet se Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast, Presidenti emëron Kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.