Jaho Mulosmani duhet të vendosë për t‘u penduar
Dje është zhvilluar seanca
gjyqësore në ngarkim
të Jaho Mulosmanit, i
dënuar me burgim të përjetshëm
për vrasjen e deputetit
demokrat, Azem Hajdari, ndërsa
tashmë po gjykohet për dy
vrasje në qytetin e Tropojës.
Seanca u shty, pasi Mulosmani
nuk i ka kthyer përgjigje avokatit
Vladimir Meçi nëse do të
pranojë gjykimin e shkurtuar
apo do të përballet me prokurorinë
për akuzat. Disa javë më
parë, akuza kryeqytetase ka
ridërguar në Gjykatën e Tiranës
dosjen penale ndaj Jaho Salihit
(Mulosmani), i cili akuzohet për
vrasjen e Bislim Hykës dhe Isuf
Bashkurtit. Dosja do të gjykohet
nga gjyqtari Petrit Çomo
dhe mban numrin 1179. Jaho
akuzohet nga prokuroria për
vrasje me paramendim dhe
regjistrimi i dosjes penale është
kryer në datën 21 prill të këtij
viti. Burime nga Prokuroria e Tiranës
thanë se ridërgimi i dosjes
ka ardhur si pasojë e shkeljeve
që kanë ndodhur në procesin e
parë gjyqësor. Gjykata e Lartë
vendosi të rikthejë për gjykim
dosjen e vrasjes së Bislim Hykës
dhe Isuf Bashkurtit, për të cilën
Jaho Mulosmani ishte dënuar
me burg përjetë. Kolegji Penal
vërejti shkelje procedurale të
kryera në gjykim. Tropojani, i
cili ka mbi shpatulla edhe një
dënim të përjetshëm për vrasjen
e Azem Hajdarit, ishte dënuar
përjetë për vrasjen në vitin 1999
në qendër të Bajram Currit të
Bislim Hykës, vëllait të drejtorit
të Policisë së Kukësit, Jonuz
Hyka dhe Isuf Bashkurtit. Sipas
gjykatës, krimi kishte ndodhur
për motive hakmarrjeje,
pasi Mulosmani dyshonte se
pjesëtarë të familjes Hyka po
në të njëjtën ditë kishin vrarë
mikun e tij të ngushtë, Feriz
Kërrnajën dhe plagosur Fatmir
Haklajn.
gjyqësore në ngarkim
të Jaho Mulosmanit, i
dënuar me burgim të përjetshëm
për vrasjen e deputetit
demokrat, Azem Hajdari, ndërsa
tashmë po gjykohet për dy
vrasje në qytetin e Tropojës.
Seanca u shty, pasi Mulosmani
nuk i ka kthyer përgjigje avokatit
Vladimir Meçi nëse do të
pranojë gjykimin e shkurtuar
apo do të përballet me prokurorinë
për akuzat. Disa javë më
parë, akuza kryeqytetase ka
ridërguar në Gjykatën e Tiranës
dosjen penale ndaj Jaho Salihit
(Mulosmani), i cili akuzohet për
vrasjen e Bislim Hykës dhe Isuf
Bashkurtit. Dosja do të gjykohet
nga gjyqtari Petrit Çomo
dhe mban numrin 1179. Jaho
akuzohet nga prokuroria për
vrasje me paramendim dhe
regjistrimi i dosjes penale është
kryer në datën 21 prill të këtij
viti. Burime nga Prokuroria e Tiranës
thanë se ridërgimi i dosjes
ka ardhur si pasojë e shkeljeve
që kanë ndodhur në procesin e
parë gjyqësor. Gjykata e Lartë
vendosi të rikthejë për gjykim
dosjen e vrasjes së Bislim Hykës
dhe Isuf Bashkurtit, për të cilën
Jaho Mulosmani ishte dënuar
me burg përjetë. Kolegji Penal
vërejti shkelje procedurale të
kryera në gjykim. Tropojani, i
cili ka mbi shpatulla edhe një
dënim të përjetshëm për vrasjen
e Azem Hajdarit, ishte dënuar
përjetë për vrasjen në vitin 1999
në qendër të Bajram Currit të
Bislim Hykës, vëllait të drejtorit
të Policisë së Kukësit, Jonuz
Hyka dhe Isuf Bashkurtit. Sipas
gjykatës, krimi kishte ndodhur
për motive hakmarrjeje,
pasi Mulosmani dyshonte se
pjesëtarë të familjes Hyka po
në të njëjtën ditë kishin vrarë
mikun e tij të ngushtë, Feriz
Kërrnajën dhe plagosur Fatmir
Haklajn.