Këshilli Bashkiak, diskutohet Bulevardi dhe Lumi i Tiranës
TIRANË- Projekti për zgjatimin e bulevardit të madh Dëshmorët e Kombit dhe rehabilitimi i lumit të Tiranës janë ndër çështjet kryesore që po diskuton Këshilli Bashkiak sot në mbledhjen e tij të radhës.
Kryebashkiaku Basha gjatë fjalës hapëse të mbledhjes vlerësoi dy projektet të rëndësishme për Planin Urbanistik të Tiranës si dhe për zhvillimin e kryeqytetit.
Qeveria e Katarit ka ofruar një grant prej 7 milionë eurosh për financimin e këtij projekti, që mban firmën e studios “Grimshaw Architects” LLP, e cila fitoi konkursin ndërkombëtar.
Në projektvendimin e propozuar nga Bashkia e Tiranës përcaktohen detyrimet financiare që rrjedhin nga ky grant. Bashkia do të ketë për detyrim lehtësimin e procedurave dhe praktikave që do të aplikohen gjatë zbatimit të projektit. Po kështu duhet të mbulojë të gjitha taksat direkte dhe indirekte, si dhe taksat doganore që aplikohen sipas legjislacionit shqiptar.
Po kështu, Bashkia do të përzgjedhë supervizorin për mbikëqyrjen e punimeve të këtij projekti deri në realizimin e tij. Në mbledhjen e së martës Bashkia do të dërgojë për miratim edhe një tjetër projektvendim. Në të përcaktohen kriteret dhe procedurat për kriteret e përzgjedhjes së bankës së nivelit të dytë, e cila do të lëvrojë fondin prej 1 milion eurosh nga i cili do të përfitojnë të gjithë të rinjtë deri në 35 vjeç që duan të hapin një biznes.
Këshilli do të diskutojë edhe katër p/vendime të tjera si: p/vendimi për "Miratimin e treguesve ekonomikë dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2014-2016"; "Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.8, datë 12.10.2011 për “Miratimin e Strukturës organizative të aparatit të Bashkisë së Tiranës" (i ndryshuar)”; "Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.17, datë 28.02.2013 mbi "Politikën e decentralizimit të disa kompetencave ligjore pranë organeve të Njësive Bashkiake të Tiranës si dhe një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.20 datë 30.04.2007 "Per kalimin e disa kompetencave Njesive Bashkiake dhe një ndryshim në numrin e punonjesve te Njesive Bashkiake dhe Drejtorise se Pergjithshme Nr.1 te Punetoreve te Qytetit" (i ndryshuar)”; “Miratim dhënie ambienti në përdorim Shoqatës Kombëtare për Personat me Aftësi të Kufizuar "Shpresa për Jetën", me destinacion për Qendër Sociale.
Lajmi vijon...
(e.m/BalkanWeb)