E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran-Irak,përmirësohen marrëdhëniet

Presidenti irakian Xhelal Talabani ka takuar homologun e tij iranian Mahmud Ahmadinexhat gjatë një vizite të zhvulluar në Teheran. Presidenti irakian i etnisë kurde Talabani është pritur me një ceremoni zyrtare mirëseardhjeje nga Ahmadinexhat gjatë mbërritjes në kompleksin presidencial. Ai shoqërohej nga politikanë të lartë dhe zyrtarë të ekonomisë, përfshirë këtu nga ministrat e Tregtisë, Energjitikës dhe të Brendshëm. Delegacioni irakian ka mbërritur në kryeqytetin e Iranit Teheran për një vizitë tri ditore për të diskutuar mbi ccështjet dy palëshe, ato rajonale, si dhe cështjet ndërkombëtare me zyrtarët iranianë. Vizita e fundit që Presidenti i Irakut kishte zhvilluar në Iran, daton në vitin 2007. Ndërkohë që vitin e kaluar, Ahmadinexhat ishte Presidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit që vizitonte Irakun, që kur dy vendet fqinje zhvilluan luftën e viteve '80, në të cilën u vranë rreth një milionë persona. Marrëdhëniet mes Teheranit dhe Bagdadit janë përmirësuar shumë që kur forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës rrëzuan nga pushteti armikun e përjetshëm të iranianëve, ish-Presidentin Sadam Hysein në vitin 2003.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›