Iran, SHBA tentoi të blejë një lider rebel
Abdolmalek Rigi u arrestua të enjten në provincën juglindore të Sistan-Baluchestan dhe ministri i Inteligjencës, Heydar Moslehi, deklaroi se Rigi qëndronte në bazën ushtarake amerikane para se të arrestohej nga autoritetet iraniane. Ndërsa Pentagoni i kundërshtoi dhe i cilësoi si propagandë pretendimet e Iranit se SHBA-ja kishte lidhje me grupin rebel të Rigit, "Jundollah" dhe mohoi se ai kishte qëndruar në një bazë amerikane.
Në një deklaratë në televizionin shtetëror iranian, Rigi deklaroi se agjentët amerikanë i kishin premtuar ndihma financiare, ushtarake, armë dhe municione si dhe një bazë ushtarake në Afganistan pranë kufirit me Iranin, në rast se ai do të bashkëpunonte.
Irani, një vend me shumicë shiitësh, e konsideron grupin "Jundollah" pjesë të rrjetit islamik sunit al-Kaida dhe akuzon Pakistanin, Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara se e mbështesin këtë grup për të destabilizuar vendin, një akuzë që këto vende e mohojnë. "Jundollah", që e akuzon qeverinë iraniane se diskriminon popullsinë sunite, është akuzuar për shumë sulme të përgjakshme gjatë pesë viteve të fundit.