E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, burg për vajzën e ish-presidentit Hashemi

Vajza e ish presidentit iranian Akbar Hashemi Rafsanjani është dërguar në burg për të vuajtur dënimin prej gjashtë muajsh nën akuzën për propagandë antishtetërore.

Faezah Hashemi, u arrestua në Londër, ndërsa dënimi i saj ishte marrë që në muajin janar, por nuk u zbatua për shkak të ndërhyrjes së babait të saj. Hashemi është ish-anëtare e parlamentit, ish-drejtuese e Federatës Sportive të Femrave si dhe një avokate e shquar e të drejtave të grave.

Përveç dënimit me burg, ajo është ndaluar për 5 vjet të marrë pjesë në aktivitetet politike dhe kulturore. Ashtu si edhe babai i saj, Faezah Hashemi është kritike e presidentit Mahmud Ahmadinexhad dhe së bashku me të atin kanë marrë pjesë në demonstratat kundër rizgjedhjes së tij në vitin 2009. Rafsanjani ka qënë president i Iranit në vitet 1989-1997.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›