Motta: Gara për titull s'ka marrë fund
Mesfushori i Interit, Thiago Motta beson se gara për titull nuk ka përfunduar, edhe pse ekipi i tij është aktualisht tetë pikë mbi vendin e parë.
Roma ka nisur konkurrencë të papritur për titull, por Claudio Ranieri dhe Daniele De Rossi kanë insistuar se nuk mendojnë për Scudetto.
"Sezoni s'ka përfunduar. Ka edhe shumë deri në fund dhe nëse bëjmë gabime në një ose dy ndeshje me radhë, atëherëdo kush është në pozicion pas nesh mund ta zërë vendin. Ne duhet të vazhdojmë këtë rrugë" theksoi Motta.