E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, gazetarja amerikane, në grevë urie

Gazetarja amerikane e dënuar para pak ditësh me burgim nga autoritetet gjyqësore iraniane, nën akuzën e spiunazhit, ka hyrë në grevë urie. 31-vjeçarja Roksana Saberi, u dënua javës së shkuar me tetë vite burg. Lajmi i nisjes së grevës së urisë u konfirmua për mediat nga i ati i saj. "Duhej të takohej me avokatin të enjten, por këtij nuk iu dha leje nga gjykatësit", tha Reza Saberi, babai i gazetares. "Ajo thotë se do ta vazhdojë grevën deri në lirimin nga burgu".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›