Partia ANC fiton me rezultat të thellë
Sipas rezultateve të djeshme, forca politike Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC) siguroi fitoren e pritshme në zgjedhjet e përgjithshme të Afrikës së Jugut, gjë që i jep mundësinë liderit të saj, Jakob Zuma, të bëhet President i vendit. Duhet thënë se ANC i ka fituar të gjitha zgjedhjet që pas rënies së Aparteidit në vitin 1994. Megjithatë, rezultati nuk ishte ai i shpresuari, duke qenë se nuk u arrit objektivi i fitores së dy të tretave të vendeve në Parlament, të cilat do t‘i jepnin mundësinë për ndryshimin e Kushtetutës.