E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klinton, vizitë surprizë në Bagdad

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, mbërriti dje në Irak, për një vizitë të papritur, e cila përkoi me rritjen e sulmeve rebele në vend. Në një takim me autoritete të larta vendase, me praninë e përfaqësuesve të ushtrisë amerikane, Klinton u shpreh se shteti i saj vazhdonte t‘i jepte rëndësinë e duhur Irakut, ndërsa administrata "Obama" planifikonte tërheqjen e trupave dhe kthimin e vëmendjes te konflikti në Afganistan. "Jemi të përkushtuar në Irak", u shpreh sekretarja e Shtetit amerikan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›