"Kopelia", sot premierë në Teatrin e Operës
Pas disa kohe provash, sot është nata e skenës. "Kopelia"(Coppelia), një nga baletet më të njohura të repertorit botëror, ngjitet sot, ora 19:00, si premierë në Teatrin e Operës dhe Baletit nën koreografinë e Ilir Kernit. Balerini i njohur shqiptar, është kthyer në rolin e koreografit për të sjellë shfaqjen, që ai e quan të përshtatshme për atmosferën festive. Baleti, i njohur ndryshe dhe si "Vajza me sy prej smeraldi", vjen nën interpretimin e trupës së baletit të TOB-it, me skenografi të
Zorz Drausnik dhe kostumografi të Ljubica Wagner. Historia është marrë nga tregimi, "Der Sandmann", i Hoffmann (1776 - 1822), shkrimtar romantik dhe kompozitor gjerman. Në këtë histori janë të lidhur konflikti mes idealizimit dhe realizmit, artit dhe jetës: Franz është joshur të zgjedhë mes gruas perfekte, kukullës Kopelia dhe gruas natyrale, Svanilda. Më parë Kerni është shprehur se do të sjellë një variant të veçantë klasik të këtij
baleti.