Iran, tratativat nukleare pas votimeve
Irani ka njoftuar fuqitë botërore, përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se bisedimet për programin e tij nuklear duhet të presin deri në zgjedhjet e 12 qershorit. Irani thotë se është i gatshëm për bisedime konstruktive, por ka hedhur poshtë çdo kërkesë për ndërprerjen e pasurimit të uraniumit, edhe pse Perëndimi ka bërë të qartë që dyshon se kjo po përdoret për qëllime ushtarake.