E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koehler rifiton zgjedhjet presidenciale

Presidenti gjerman, Horst Koehler, u rizgjodh për një term të dytë pesëvjeçar në krye të federatës gjermane. Për analistët, rizgjedhja e tij është një triumf simbolik për Kancelaren Angela Merkel, pak muaj përpara zgjedhjeve kombëtare. Parlamentarët federativë dhe shtetërorë e zgjodhën Horst Koehler në një sfidë të ashpër me Gesine Schvan të Partisë Socialdemokrate të qendrës së majtë. Posti i Presidentit në Gjermani është më së shumti ceremonial, por zotëron autoritet të konsiderueshëm moral.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›