KRIZA GLOBALE, JO ME ALIBI
Në kohën kur ka filluar të shpresohet për daljen nga kriza globale, është momenti të reflektohet për faktorët që e shkaktuan atë dhe sidomos për mësimet prej saj. Konsensusi i parë që u arrit më shpejt në debatet rreth krizës, ishte fakti që ekonomistët dhe politikëbërësit vlerësohen se, njëkohësisht janë shkaktarët dhe po ata që duhet të na nxjerrin nga kriza.
Pak kohë më parë, Kancelaria gjermane, Merkel, dhe Kryeministri i Holandës e trajtuan sfidën ndaj krizës bazuar në gjenezën e fjalës krizë, që nënkupton një mundësi të re për të ardhmen. Krizat, ndoshta, janë si fenomeni i temperaturave të larta, që të ndihmojnë të kuptosh se ke një problem dhe të detyrojnë të shkosh te mjeku. Një mjek i mirë dallon nëse shkaku i temperaturës është një virus spontan apo një sëmundje jo e lehtë.
Në një analizë të ekonomive më të dobëta të Evropës, ekspertët vlerësojnë se përmasat e krizës në ekonominë e Irlandës, Spanjës, Portugalisë, Greqisë, Hungarisë, nuk janë për shkak të krizës globale, por për një sërë problemesh strukturore të ekonomive të këtyre vendeve.
Një studim i FMN-së për sfidat e ekonomisë së Portugalisë, theksonte se problemet fondamentale të saj janë të brendshme dhe jo globale, duke qartësuar se përmirësimi i performancës së këtij vendi kërkonte legjislacion fleksibël për punësim, më pak burokraci, fuqi punëtore më të mirëkualifikuar, rritje të konkurrencës dhe një shtet më të vogël.
Në debatet për ekonominë shqiptare, pavarësisht përpjekjeve për të minimizuar prekjen nga kriza, vështirë se mund të pranohet që kjo vjen për shkak të vitalitetit, produktivitetit dhe efikasitetit të ekonomisë sonë. Shqipëria, në indeksin global të konkurrencës 2008-2009, jo vetëm që renditet e 108-a ndaj 134 vendeve, por ka përkeqësim krahasuar me vitet e mëparshme. Ndaj problemet e brendshme strukturore janë akoma më të mëdha (http://www.weforum.org). Raporti i Forumit Botëror të Davosit (2008-2009) identifikon pikat më të dobëta, që pengojnë rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë sonë, pa të cilën ritmet e rritjes dhe cilësia e rritjes ekonomike rrezikohen jo pak në një këndvështrim afatmesëm dhe afatgjatë.
Çështja e pronësisë, pavarësia e gjyqësorit, mungesa e transparencës dhe korrupsioni i qeverisë, mungesa e modernizimit dhe novacioneve, monopolet dhe kapja e shtetit, ritheksohen si pengesat kryesore. Në këto elemente shumë të rëndësishme, Shqipëria renditet në vendin e fundit nga 126 deri 134, që është dhe vendi me performancën më të ulët.
Akoma më shqetësues për sfidat afatgjata janë treguesit e edukimit, kërkimeve shkencore, lidhjeve të universiteteve me kërkimet shkencore. Në këtë pjesë jemi ose vendi i parafundit (133), ose vendi i fundit në botë (134). Çdo përpjekje për të fshehur pikat e dobëta të ekonomisë shqiptare me krizën globale, për më tepër mungesa e qartësisë dhe e vullnetit të reformave, pavarësisht nga kostot e tyre afatshkurtra, do të sjellë kosto ekonomike, sociale e buxhetore më të rënda në një këndvështrim afatgjatë.
Ekspertët po bien dakord që reforma strukturore të rëndësishme, si cilësia e arsimit, e shëndetësisë, përhapja e ekonomisë së dijes dhe fleksibiliteti i kapitalit human, duhet të jenë prioritare afatgjata. Zhvillimi i qëndrueshëm i vendit duhet të mbështetet më mirë në strategji afatgjata, ku objektivat kryesorë duhet të jenë rritja e produktivitetit dhe aftësia konkurruese e saj.
Krizat e ardhshme nuk mund të parandalohen apo minimizohen pa kuruar sëmundjet e vështira të ekonomisë sonë, ku si më të rrezikshme diagnostikohen se janë: mungesa e përcaktimit të pronësisë, cenimi i pavarësisë së gjyqësorit, korrupsioni i përhapur dhe mungesa cilësore e faktorëve të rritjes së qëndrueshme dhe afatgjatë.
Në historinë e zhvillimeve ekonomike, arritja e konsensusit kombëtar për reformat strukturore, rezulton të jetë efekti pozitiv i krizave. Këtu fillon e rritet shpresa, e cila redukton pesimizmin, një faktor jo i parëndësishëm i zgjatjes dhe përsëritjes së tyre.