E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iran, varen 14 separatistë sunitë

Një grup separatishtesh sunite janë varur mëngjesin e së hënës ne Iran. Bëhet fjalë për 14 të denuar me vdekje, të cilët u ekzekutuan në trekëndësh, të gjithë në të njëjtin vend. Grupi përbërës i rebelëve të "Ushtarëve të Zotit" është varur ne qytezën e Zahedanit në provincen e Sistan Belucistanit. Kjo është një zonë kufitare me Afganistanin dhe Pakistanin e populluar nga banorë që i përkasin besimit sunit. Mes 14 të ekzekutuarëve ndodhet edhe vëllai i kreut të grupit, Abdulhamid Rigi. Ndërkaq Irani po përballet me një situatë të trazuar paszgjedhore. Njëri nga kandidatët e mundur presidencialë në Iran, tha se Republika Islame mund të përballet me një kolaps përsa kohë nuk tejkalon ndarjet e shkaktuara nga zgjedhjet e muajit të kaluar. Në uebsiten e tij, Mohsen Resai, bëri thirrje për unitet kombëtar duke thënë se vazhdimi i situatës aktuale mund të çojë Iranin në një kolaps të brendshëm. Zgjedhjet u përcollen me protesta të mbështetësve të kandidatit moderator, Mirhosein Musavi, i cili tha se zgjedhjet ishin manipuluar në favor të Ahmedinexhadit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›